JLo shkëlqen në klipin e këngës “Back it up”

Jennifer Lopez është shfaqur shumë seksi në klipin e këngës “Back it up”. 45-vjeçarja edhe njëherë dëshmon se mosha e saj është vetëm numër, pasi vazhdon të jetë në formën më të mirë.

Pavarësisht se në video ka shumë femra të bukura, JLo është ajo që tërheq vëmendjen. Kënga është bashëkpunim mes Prince Royce, JLo dhe Pitbull. Artisja në këtë klip shfaqet në disa skena, përfshirë edhe momente kur ajo është me bikini.

Ndërkohë, duket se akuzat nga Maroku për “njollosje të nderit të grave” nuk e kanë shqetësuar shumë artisten. Lëvizjet në skenë të JLo duket se nuk janë mirëpritur shumë në Marok, pasi kanë ngjallur shumë debate si dhe një padi.

Madje, pati reagime edhe nga zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët thanë se koncerti i Lopez nuk duhej të ishte transmetuar drejtpërdrejtë në televizion.

Lajme të ngjashme

Back to top button