fbpx

Çka u bisedua në takimin e Brukselit?

Zëvendëskryeministër i ri me propozim të opozitës i cili do të emërohet menjëherë dhe do të jetë i obliguat për përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme të prillit. Fatmir Besimi të jetë zv/kryeministër i obliguar për zbatimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës, opozita të fitojë katër zv/ministra në sektorin e finesave, punëve të brendshme, bujqësi dhe politikë sociale dhe Gruevski të japë dorëheqje para zgjedhjeve të prillit. Këtë katër pika, siç mëson REL, ishin lëndë e bisedimeve nëntëorëshe në Bruksel.

Për tre pikat është arritur pajtueshmëri por bisedimet kanë ngecur në pikën e katërt ku Zaev ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme të Gruevskit, ndërsa Gruevski ka kërkuar që këtë ta bëjë 60 ditë para zgjedhjeve.

Siç mëson REL, Bashkimit Evropian nuk do bëjë presion që liderët të ulen sërish në tavolinë, por sipas tyre dyert do të jenë të hapura për bisedime./Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close