Fondacioni Dauti organizon ligjëratën e fundit për këtë sezon

Fondacioni Dauti në kuadër të projektit “Storje Suksesi”, organizon ligjëratën e fundit për këtë sezon. Ligjëruese e fundit e këtij edicioni do të jetë aktorja e mirënjohur nga Kosova, Leze Qena.

Projekti “ Storje suksesi” realizohet me qëllim që nxënësit dhe studentët, përkatësisht të rinjtë prej së afërmi të njoftohen me personalitete të cilët kanë arritur suksese të dalluara në biznes, shkencë, kulturë, sport dhe sfera tjera të jetës. Përvoja profesionale dhe jetësore e këtyre personaliteteve patjetër se do të jetë motivim dhe inspirim për gjeneratat e reja.

Ligjërata do të mbahet të shtunën (13.06.2015) me fillim nga ora 12:00 në hapësirat e Shtëpisë së Zejtarëve në Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button