Ambasadorja e Francës Laurence Auer e vizitoi USHT-në

Ambasadorja e Francës, Znj.Laurence Auer,  gjatë ditës së sotme ishte për vizitë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me ç’rast u prit nga Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. dr. Arbër Çeliku. Në këtë takim u bisedua në lidhje me bashkëpunimin ndërinstitucional në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Ambasadës së Francës në Maqedoni.

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. dr. Arbër Çeliku e vlerësoi shumë vizitën e ambasadores franceze, Lorence Auer, e cila sipas tij është bërë urë lidhëse midis dy institucioneve me qëllim të organizimit të konferencave  të cilat  do të ndikojnë në emancipimin e gjithmbarshëm politik dhe shoqëror këtu në vend.  “Takimi i sotëm me ambasadoren e Francës në Maqedoni, znj. Auer ishte një takim shumë i frytshëm dhe vazhdimësi e shumë takimeve paraprake. Në këtë takim, kryesisht u diskutuan  mundësitë e organizimit të konferencave të ndryshme me karakter shoqëror, me karakter demokratik dhe me karakter për ndërtimin e një shoqërie ku do të mbizotërojë paqja dhe toleranca. Pa ashtu u bisedua edhe për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit midis Universitetit Shtetëror të Tetovës  dhe Ambasadës së Francës,  kryesisht në konsolidimin e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në USHT, me ç’rast kemi marrë garanci të fuqishme që kjo ambasadë do ta mbështesë edhe më tej këtë katedër në avancimin dhe ngritjen e kulturës së gjuhës franceze“, tha Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. dr. Arbër Çeliku.

Nga ana tjetër, këtë takim e përshëndeti edhe ambasadorja e Francës, Laurence Auer, e cila tha se Ambasada e Francës do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës.  “Gjatë kësaj periudhe të bashkëpunimit kemi realizuar katër konferenca shkencore, të cilat kanë qenë në drejtim të dhënies së mbështetjes sonë në bashkëpunim me Fakultetin  Juridik, ndërsa ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me përforcimin e prezencës sonë në mbështetje të zhvillimit të filologjisë, përkatësisht Katedrës së Gjuhës Frënge”, theksoi ambasadorja Laurence Auer.

Po ashtu, ambasadorja e Francës, Laurence  Auer bëri edhe hapjen e konferencës me temë ,,Pajtimi kombëtar”, e cila u mbajt në Fakultetin Juridik. Kjo konferencë u drejtua nga Anne Bazin, profesoreshë e shkencave politike në Institutin e Studimeve Politike në Lil të Francës.

Lajme të ngjashme

Back to top button