Parlamenti Evropian i bën thirrje FIFA-së për zgjedhjen e president të ri

Parlamenti Evropian në vendimin e miratuar duke theksuar se ka përshëndetur dorëheqjen e Presidentit të FIFA-së, Sepp Blatter ka bërë thirrje për zgjedhjen e menjëhershme të presidentit të ri, raporton Anadolu Agency (AA)

Në seancën plenare të PE-së të mbajtur në qytetin Strasbourg të Francës në vendimin e miratuar me votim të hapur u theksua se pretendimet në lidhje me FIFA-në dëmtojnë sigurinë e futbollit në kuptimin global. Në vendim gjithashtu u vu në dukje se të gjitha institucionet duhet të përmbushin angazhimet e tyre në lidhje me çështjen dhe vazhdimin në një gamë të gjerë të hetimeve.

Në vendimin ku është bërë thirrje për zgjedhjen e menjëhershme të Presidenti të ri të FIFA-së gjithashtu është paralajmëruar që edhe bordi drejtues të jetë më transparent.

Në tekstin e vendimit, në lidhje me vdekjet e punëtorëve të cilët punojnë në stadiumet që po ndërtohen për “Kupën Botërore 2022” që do të mbahet në Katar është bërë thirrje se vendet të cilat janë vendet organizatorë të aktiviteteve sportive ndërkombëtare duhet të tregojnë respekt për të drejtat njerëzore në nivel ndërkombëtarë.

Në një operacion të ndërmarrë në Zvicër më 27 maj u arrestuan zyrtarë të lartë të FIFA-së, dhe në lidhje me këtë është nisur një hetim ku ka pretendime për “pastrim parash” në kuadër të “Kupës Botërore 2018” dhe “2022”.

Lajme të ngjashme

Back to top button