fbpx

Pionerët e Shkupit kampion të Maqedonisë (Video)

Se skuadra e Shkupit ka një të ardhme të mirë në futboll, këtë e dëshmuan pionerët e kësaj skuadre (Gjenerata 2000), të cilët u shpallen kampion në kategorinë e Ligës së Parë të Maqedonisë.

Puna e palodhshme e trajnerit Erkan Murseli dhe ndihmësit të tij Alisa Vishi, ka bërë që këta të rinj të kalojnë në garën për titullin kundërshtarin më të madh të kampionatin dhe që është një ekip me një organizim shumë të madh dhe me buxhet milionash, Vardarin. Vetëm ndeshja e fundit ka vendosur për kampionin, pasi që vetëm një pikë diferencë i ndante këto dy skuadra nga titulli.

Pikërisht në ndeshjen e fundit Shkupi ka mposhtur Milanon në Kumanovë me rezultat 1:3 dhe ka mbajtë diferencën që në fund të shpallet dhe kampione.

“E kam pritur këtë sukses nga shkaku se djelmoshat në çdo ndeshje treguan punë dhe disiplinë. Do ti veçoj Besir Ramadanin, Altin Sefo, Musli Lika, Besnik Ferati dhe Ruzhdi Currin. Me këtë djelmosha jam duke punuar rreth 6 muaj dhe kemi arritur një super paraqitje. Ne nuk do të ndalemi këtu,  edhe në vitet ne vazhdim do të punojmë edhe më shumë, për të arritur edhe vitin tjetër titullin kampion. Përshëndes kryetarin tonë Ejup Ademi, kryesin e klubit dhe të gjithë ata të cilët çdo herë ishin me mua në të mirë të klubit dhe fëmijëve”, ka thënë Murseli.

Shkupi kishte një gjysmë sezon fantastik, ku nga 11 ndeshje shënoi 10 fitore dhe kishte vetëm një barazim, ndërsa të gjithë futbollistët e rinj meritojnë lëvdata të mëdha për këtë sukses. Golashënues më i mirë i ekipit ishte Musli Lika me 13 gola, ndërsa në katër ndeshjet e fundit vendimtare ishin paraqitjet e kapitenit Besir Ramadani. / Portalb /

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close