fbpx

Shikoni çmendurinë e kryetarit LSI në Shijak, pasi polici i vendos gjobën (VIDEO)

Ende nuk e dimë pse reagoi në këtë mënyrë dhe pse ka kërkuar që të xhirohet me vetëdije kjo video e shkurtër, por veprimet e kreut të LSI në Shijak janë jashtë normales.

Veprimet e pakontrolluara kanë ardhur në shenjë rebelimi ndaj vendosjes së gjobës nga ana e policit. Duket se mllefin ai e ka shfryrë duke marrë një gur dhe duke e hedhur sipër xhamit të makinës së tij.

Në video-n në fjalë do të shikoni kreun e degës së partisë LSI në Shijak, Eduard Lala, i cili ka reaguar në një mënyrë të pazakontë kur polici e ka ndëshkuar me gjobë.

Pas bllokimit të mjetit dhe debatit me policinë, Eduard Lala është nervozuar aq shumë sa ka ardhur dhe ky reagim. Veprimi jashtë normales është kërkuar nga vetë Lala të xhirohet (siç dëgjohet në videon më poshtë). Kryetari i LSI në Shijak është emri i parë në listën e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. /albeu

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close