Mehmedi nëshkruan me Leverkusenin

Bayer Leverkusen e ka konfirmuar transferimin e sulmuesit shqiptar nga Gostivari,  Admir Mehmedi.

Futbollisti shqiptar që është edhe anëtar i reprezentacionit të Zvicrës, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e njohur gjerman dhe pritet të luajë në Ligën e Kampionëve.

Admir Mehmedi web

“Ëndrra ime është Liga e Kampionëve dhe me këtë klub, unë mund ta arrij këtë që në sezonin e ri”, ka thënë Mehmedi për faqen zyrtare të Leverkusenit.

“Ky ekip ka mahnitur me formë të mirë sivjet, jo vetëm në lojërat kundër Freiburgut. Mendoj se është gjë e mirë që jam pjesë e këtij klubi”, ka shtuar në fund Mehmedi, transmeton “Portalb”. të përkujtojmë se Admir Mehmedi me tani ish-ekipin e tij Freiburgun realizoi 20 gola në 75 paraqitje. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button