Thirrja e Vuçiq: Të jemi të bashkuar, situatë e komplikuar në Ballkan

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje qytetarëve për unitet të plotë, pasi gjatë ditëve dhe muajve të ardhshëm “duhet të ruhet stabiliteti i plotë politik”, shkruan B92.

Në një konferencë për shtyp, Vuçiç ka thënë se muaji i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Serbinë dhe se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës më 23 qershor në Bruksel do të jenë të vështira, duke shtuar se situata në rajon po komplikohet.

“Gjërat në Ballkanin Perëndimor po komplikohen shumë, ka probleme të mëdha të brendshme në Kosovë, kështu është edhe në Maqedoni, në Bosnjë fërkimet janë gjithnjë e më të mëdha, Kroacia më 5 gusht dëshiron të festojë kur ne do të qajmë”, ka thënë Vuçiç.

“Duhet të ballafaqohemi dhe t’i tejkalojmë të gjitha”, citohet të ketë deklaruar ai, për të shtuar se “Qeveria do të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe jo në interes të popullaritetit”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button