Davutoglu: Ajo që siguron stabilitetin dhe paqen e Turqisë është Partia AK

Kryetari i përgjithshëm i Partisë AK dhe Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu në një takim të zgjeruar me kryetarët e qyteteve ka pohuar se “Çdokush duhet të lexojë drejtë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Të gjithë do të bëjmë llogari, për këtë jemi mbledhur. Do të llogarisim edhe të ardhmen politike të Turqisë edhe vendin e partisë sonë në këtë të ardhme politike, do të përcaktojmë edhe njëherë pozitën parësore dhe atë të udhëheqjes. Duke pasur parasysh shifrat, të cilat do të merren apo pikëpamjet e perspektivave që do të vërehen partia e Turqisë është Partia AK”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Davutoglu, i cili u shpreh se “Në 5 qytete nuk mundëm të nxjerrim mandat deputetësh, ndërsa opozita kryesore nuk mundi të nxjerrë mandate në 37 qytete”, ka theksuar më tej se “I nderuari Kılıçdaroğlu, tani duhet të marrë hartën dhe ta shikojë drejtë, madje ta hap në zyrën e punës ose në një vend ku ta vërejë më mirë dhe ta shikojë përsëri këtë hartë. Një parti e cila nuk përfaqësohet në 37 qytete nuk mund të ketë pretendime për të drejtuar vendin”.

– “Pa Partinë AK, politika turke është e pamundur”-

Davutoğlu, tha më tej se: “Ata që shkruajnë tituj se mbaroi periudha e Partisë AK duhet ta dinë se është treguar pamundësia e politikës së Turqisë pa Partinë AK. Partia AK sot, nesër edhe në të ardhmen do të vazhdojë të drejtohet dhe të drejtojë politikën turke”.

Ai ka ka vazhduar më tej duke u shprehur se: “Do ta mbajmë në këmbë vetëbesimin tonë. Unë nuk dua që asnjë anëtar i partisë AK të jetë në dëshpërim apo pesimizëm në operacionet psikologjike që duan të kryejnë. Do ta mbajmë kokën lart sepse Turqia ka nevojë për njerëz me kokën lart”.

“Nuk do të lejojmë askënd që ti presë këmishë këtij vendi”-

Davutoğlu ka vënë në dukje se kushti më i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të vendit sot është që Partia AK të qëndrojë në këmbë dhe drejtë si parti e shtyllës kurrizore dhe të vazhdojë rrugën me vendosmëri duke vendosur vetë për fatin e saj kundër atyre që dëshirojnë ti vendosin një tjetër këmishë Turqisë.

Ai ka theksuar se: “Nuk do të lejojmë askënd që të ndryshojë fatin e Turqisë duke i veshur një këmishë tjetër. Ne nuk dëshirojmë që askush të mos japi mend se çfarë duhet të bëhet në Turqi duke shprehur këtë koalicion apo atë koalicion dhe që askush të mos përpiqet të ndryshojë fatin e Turqisë duke kopsitur një këmishë të re”.

Davutoğlu, ka vazhduar më tej se “Siguruesi i stabilitetit, paqes, qetësisë së Turqisë është Partia AK dhe për këtë arsye në procesin politik të ardhshëm do të hedhim të gjithë hapat e duhur pa mënjanuar asnjë mundësi si një aktor përcaktues i politikës së ardhshme. Ne nuk i kemi mbyllur asnjëherë dyert, i kemi mbajtur hapur dyert e politikës ku për popullin kemi patur edhe dyert e zemrës të hapura”.

Kryeministri Davutoğlu tha se “Ata që duan të vënë përçarje mes nesh duhet ta dinë se Partia Ak nuk është një parti e përkohshme ciklike, por emri i përparimit të sotëm të krijuar nga ideale të përhershme, dhe kushdo mund të flasë çfarë të dojë, por kjo do të vazhdojë deri kur të arrihet në objektiv”.

Lajme të ngjashme

Back to top button