Stoltenberg: Bombardimet e NATO-s në 1999 për qëllime paqësore, më vjen keq për viktimat e pafajshme

Stoltenberg në kuadër të vizitës së tij u takua me krerët e shtetit, Parlamentit dhe Qeverisë së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Ranko Krivokapiç dhe Millo Gjukanoviç.

PODGORICË (AA) – Sekretari i Përgjithshëm o NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se qëllimi i fushatës së bombardimeve të forcave të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në vitin 1999 ishte të mbrohen civilët dhe se humbja e të gjitha jetëve ishte një tragjedi, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, i cili qëndron në një vizitë zyrtare në Mal të Zi, i pyetur të komentojë në lidhje me bombardimet ndaj RFJ-së në vitin 1999, tha se i vjen keq për gjithçka çfarë ndodhi.

“Qëllimi i fushatës ishte të arrihet paqja dhe stabiliteti, dhe këtë e kemi arritur. Kemi bërë çdo përpjekje që ishte e mundur për të parandaluar humbjet e jetëve të pafajshme dhe të civilëve. Fatkeqësisht, në rastin konkret kësaj nuk kemi mundur t’i shmangemi, kanë vdekur njerëz të pafajshëm, më vjen keq për këtë”, ka thënë Stoltenberg.

Ai porositi se humbja e të gjitha jetëve ishte një tragjedi.

“Me të vërtetë ndjej keqardhje për gjithçka që ndodhi. Dua me këtë rast të shprehi keqardhjen time familjeve dhe të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre në vitin 1999”, ka thënë Stoltenberg.

Stoltenberg në kuadër të vizitës së tij u takua me krerët e shtetit, Parlamentit dhe Qeverisë së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Ranko Krivokapiç dhe Millo Gjukanoviç. Pas takimit me Kryeministrin malazez, Stoltenberg tha se Mali i Zi është duke bërë progres në rrugën drejt NATO-s.

– Në dhjetor vendimi për ftesën për anëtarësim të Malit të Zi në NATO –

“Mali i Zi dërgon trupa të vet në misionin në Afganistan, dhe ndanë mbështetje financiare për misionin në Afganistan. Ky është një kontribut konkret që Mali i Zi po jep. Unë mund të them se Mali i Zi ka demonstruar në mënyrë të qartë angazhimin e vet për vlera të përbashkëta dhe angazhim për reformat dhe angazhim për t’u bashkuar me Aleancën”, tha Stoltenberg.

Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviç falënderoi Sekretarin Stoltenberg për angazhimin e tij për integrimin euroatlantik të Malit të Zi. Vizita e Jens Stoltenberg ishte një mundësi e mirë për të analizuar detyrat e kryera në gjysmën rrugës të kësaj faze të integrimit të Malit të Zi, tha Gjukanoviç.

“Në Samitin në Cardiff, kemi marrë program të veçantë për këtë fazë të integrimit, përmes ciklit të dialogut të intensifikuar. Mendimi i përbashkët është se aktiviteti intensiv diplomatik ka çuar në përmirësime në kuptimin e dëshirës së Malit të Zi që në fund të vitit të marrë ftesë për t’u bashkuar NATO-s. Gjithashtu është i dukshëm edhe rezultat të cilin Mali i Zi e ka bërë në fushat prioritare për vazhdimin e reformave, e këto janë sundimi i ligjit dhe të mbështetja e opinionit për anëtarësim”, tha Kryeministri malazez.

Lajme të ngjashme

Back to top button