Erdogan: Bëj ftesë për qetësi!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e 4-të Ndërkombëtare të Studentëve në ATO Congresium tha se: “Ata që lanë Turqinë pa qeveri, pa kokë, ata që janë robër të egove të tyre nuk mund të japin llogarinë e kësaj as historisë dhe as popullit tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, u shpre se: “Gjithkush duhet të lërë egot mënjanë brenda këtij procesi kushtetues dhe ligjor, të formohet sa më parë qeveria në vendin tonë dhe të vazhdojmë aty ku kemi mbetur dhe me pikëpamjen ‘vazhdimësia në shtet është thelbësore’, pra duhet të vazhdojë ky proces”.

Erdoğan, ka vazhduar më tej se nuk do të lejohet asnjë zhvillim në fushën e politikës që të arrijë në përmasa kërcënuese për përfitimet. “Kjo është një përgjegjësi e jonë për çdo individ të 78 milionë njerëzve tanë. Kurrë askush, kushdo që të jetë, nuk ka të drejtë për të thënë ‘unë’, jemi të detyruar të themi ‘ne’”- u shpreh Presidenti i Turqisë.

Erdoğan, i cili ka vënë në dukje se rezultati i dalë është vullneti i popullit dhe se gjithkush duhet të tregojë respekt ndaj vlerësimit të popullit tha se: “Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se populli ka vlerësuar një tablo politike që nuk siguron ardhjen në pushtet të një partie. Uroj që kjo tablo të lexohet në mënyrë të drejtë nga të gjitha partitë politike”.

“Bëj ftesë për qetësi”-

Presidenti Erdoğan, ka shprehur më tej se: “Kjo tablo e cila nuk ofron qeverisjen e një partie të vetme, kategorikisht nuk vjen në kuptimin se Turqia duhet të mbetet pa qeveri. Turqia deri në ditën e zgjedhjeve ishte para një tabloje tjetër, ndërsa pas ditës së hënë është para një tabloje tjetër. Për të kapërcyer këtë periudhë në mënyrën sa më të shëndetshme dhe me dëme sa më të pakta i bëj ftesë të gjitha partive politike që të arsyetojnë në mënyrën më të qetë dhe të marrin përgjegjësitë për të ardhmen e vendit. Si president askush të mos ketë dyshime se do ti zbatoj me përpikëri përgjegjësitë që më ngarkon kushtetuta në këtë proces”.

“Besoj se preferencat do ti përdorin jo në anë të krizës, por për një zgjidhje”-

Erdoğan u shpreh më tej se: “Partitë e përfaqësuara në Parlament, preferencat e tyre në kuadër të kushtetutës dhe të ligjit do ti përdorin për zgjidhje dhe jo në favor të krizës. Me shpresë të Allahut të gjithë ato që janë përqendruar, që shpresojnë që Turqia të hyjë në një kaos dhe krizë do të zhgënjehen edhe njëherë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button