Ndërroi jetë ylli i “Lord of the Rings”, Christopher Lee

Aktori Christopher Lee, ikona e roleve në filmat Dracula, Lord of the Rings, dhe Star Wars ka vdekur në moshën 93 vjeçare pasi që u hospitalizua me probleme në frymëmarrje dhe në zemër.

Aktori i famshëm vdiq të dielën në mëngjes në spitalin Chelsea and Westminster në Londër.

Vendimi për publikimin e lajmeve disa ditë pas vdekjes së tij ishte për shkak të gruas së tij që donte ta informojë familjen dhe të afërmit para se të publikohet lajmi. Lee ka qenë i martuar.

Lee çdoherë ka qenë aktor shumë pasionant. Në një intervistë në vitin 2013, Lee foli për dashurinë e tij të aktrimit. “Aktrimi asnjëherë s’ka qenë punë për mua, ajo është jeta ime. Kam interesa tjera jashtë aktrimit – këndoj dhe shkruaj libra, për shembull – por aktrimi është ajo që më motivon. Kjo është ajo që e bëj, është ajo që i jep qëllim jetës time”, tha Lee.

Lajme të ngjashme

Back to top button