Maqedonia prej nesër do të përfshihet nga valë shumë e ngrohtë

Prej nesër vendi ynë do të përfshihet nga valë shumë e ngrohtë e jugut, e cila në ditët në vijim do të sjell kushte për temperature shumë të larta ditore, informon Enti republikan për punë hidrometeorologjike të Maqedonisë.

Nga atje thonë se më së nxehti do të jetë të hënën dhe të martën, dhe temperaturat mund të sillen prej 34 deri 38 gradë Celsius.

Indeksi UV në atë periudhë do të sillet prej 8-9.

Lajme të ngjashme

Back to top button