Kushtet e mjerueshme të Institutit të Terapisë Fizikale në Shkup (FOTO)

Instituti i Terapisë Fizikale në Shkup është në gjendje të keqe. Pacientët që duhet të shkojnë për mjekim duhet të ballafaqohen me pamjet e tmerrshme të këtij institucioni. Renovim në të nuk ka pasur që në kohën e Jugosllavisë kur edhe është ndërtuar.

Kushtet në Institutin për Terapi Fizikale

Nga fotografitë e postuara mund të shihet se si Instituti i Terapisë Fizikale në Shkup është në gjendje të keqe me dritare të vjetra, tokë dhe mure të çara, dhe me dyer të palara.

Kushtet në Institutin për Terapi Fizikale

Radiatorët janë të shtrëmbuar ose të zhvendosur, kornizat e dritareve janë të vyshkura, dhe toka është e papastër me çarje dhe vrima.

Kushtet në Institutin për Terapi Fizikale

Përveç asaj, edhe informatat e ngjitura nëpër dyer dhe dritare janë vetëm në maqedonisht, pa përkthime në shqip ose ndonjë gjuhë tjetër të kuptueshme për të gjithë pacientët.

Kushtet në Institutin për Terapi Fizikale

Ekipa e Portalbit tentoi disa herë të merr prononcim nga Instituti për Terapi Fizikale në Shkup, por ata nuk u përgjigjën pyetjeve për kushtet e institutit.

Kushtet në Institutin për Terapi Fizikale

Lajme të ngjashme

Back to top button