Komuna e Gostivarit dhe Kryqi i Kuq me aksionit vullnetar të dhurimit të gjakut

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me organizatën komunale të Kryqit të Kuq në Gostivar, për të dytën herë me radhë organizojnë aksionit vullnetar dhe humanitar të dhurimit të gjakut.
Në hapësirat e katit përdhes, nga ora 9 e 30 të mëngjesit realizohet ky aksion që mendohet të jetë i vazhdueshëm dhe të realizohet për çdo vit, dhe që ka për qëllim që të promovojë vlerat humane të shoqërisë sonë, duke dhënë mesazhin se edhe administratorët e Komunës së Gostivarit pos shërbimeve të përditshme, me dhurimin vullnetar të gjakut shpëtojnë jetën e qytetarëve në nevojë.
Aksioni iu bashkëngjit edhe Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit.
Sipas të dhënave të grupit të transfuzionit, Komuna e Gostivarit është ndër të rrallat që i është bashkëngjitur këtij aksioni tejet të rëndësishëm për shpëtimin e jetëve të njerëzve. Edhe në nëntor të vitit të kaluar, në Komunën e Gostivarit u realizua një aksion i tillë i dhurimit të gjakut.
