Renova dhe Metalurgu luajnë derbin e javës

Do të vazhdojnë sot garat në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë me ndeshjet e xhiros së nëntë. Ndeshja derbi që do ta përcjellë këtë xhiro luhet në Tetovë, ku do të përballen Renova dhe Metalurgu.  Mirëpo duel atraktiv pritet të zhvillohet edhe në Manastir, ku do të jenë njëra përballë tjetrës Pelisteri vendas dhe Rabotniçki i Shkupit. Kuqezinjtë nga Tetova, ekipi i Shkëndijës, për herë të tretë brenda 10 ditëve, luan ndeshjen e tretë me Makedonija Gj.P. 

Kampioni aktual Vardari sot si vendas kundër Napredokut do ta luaj në Autokomandë, shkaku i punimeve në stadiumin “Filipi i Dytë”. “Liderët” e pjesës së poshtme të tabelës Euromilku dhe Gostivari lujanë në Maxhari dhe pikët nga ky takim do të jenë me vlerë shumë të madhe për dy ekipet, ndërsa Gostivari do të luajë nën urdhrat e trajnerit të ri Mite Mitev. 

Të përkujtojmë se dje është luajtur ndeshja e parë e xhiros së nëntë, ku Horizont Turnova ka mundur liderin Bregallnicën me rezultat 3:1, ndërsa në fitoren e vendasve kontribut kishte dhe sulmuesi shqiptar Muzafer Ejupi i cili në minutën e 52-të shënoi për rezultat 2:1. / Portalb 

Ndeshjet e xhiros së 9-të:
Renova – Metalurgu
Pelisteri – Rabotniçki
Makedonija Gj.P – Shkëndija
Vardari – Napredoku
Euromilku – Gostivari 
Horizonti – Bregallnica 3:1
Të gjitha ndeshjet do të nisin në ora 15:30 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button