Filmi i Ugzmajlit “The Eaters”, në 10 festivale ndërkombëtare të filmit në botë

The Eaters është realizuar në mars të këtij viti dhe për protagonist ka aktorët Labinot Lajçi dhe Orgesa Mehmeti, muzikën e filmit e ka bërë Memli Kelmendi me të cilin Ugzmajli ka bashkëpunuar disa herë, ndërsa realizimi teknik është bërë nga vetë regjisori dhe skenaristi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Indi, Angli, Portugali, Francë dhe Kroaci janë disa nga shtetet në të cilat do të prezantohet filmi “The Eaters” me regji të Besim Ugzmajlit.

Për KultPlus, Ugzmajli kishe njoftuar se me këtë film do të aplikojë në disa festivale filmi, pasiqë filmave të tjerë të tij nuk iu kishte kushtur shumë vëmëndje sa i përket festivaleve dhe si të tillë nuk kanë pasur prezantim ndërkombëtar.

 

The Eaters është realizuar në mars të këtij viti dhe për protagonist ka aktorët Labinot Lajçi dhe Orgesa Mehmeti, muzikën e filmit e ka bërë Memli Kelmendi me të cilin Ugzmajli ka bashkëpunuar disa herë, ndërsa realizimi teknik është bërë nga vetë regjisori dhe skenaristi.

Subjekti i filmit ka si epiqendër shqyrtimi lakminë e njeriut të sotëm, për pak minuta sa zgjatë filmi, ne mund të shohim një lakmi për të poseduar gjithçka, për të ngrënë gjithçka, dhe kjo lakmi e pakufishme kthehet si një bumerang fatal për lakmiqarin. Ky film ka gjetur për inspirim fjalimin e famshëm të Charlie Chaplin tek filmi Diktatori i madh. / KultPlus.com 

Lajme të ngjashme

Back to top button