Këtë fundjavë spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

­ Spërkatja e parë me aeroplan kundër mushkonjave në rajonin e Shkupit do të realizohet të shtunën, më 13 qershor. Siç njoftoi qyteti i Shkupit, dezinsektimi i parë aerosol në vitin 2015 në rajonin e Shkupit, do të realizohet në periudhën prej orës 7 deri në orën 11.

Do të përfshihen të gjitha moçalet, kanale dhe sipërfaqe me ujë në Shkup dhe rrethinën e tij si dhe rrjedha e lumit Vardar.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë të kryhet dezinsektimi aerosol, dezinsektimi me aeroplan do të zbatohet ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme, në të njëjtin kohë. Njoftohen rritësit e bletëve në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button