Tre vllezër nga Gllumova rrahin taksistin nga Merova

Mbrëmë rreth orës 22.00 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë është sulmuar 40 vjeçari N.Xh nga Merova. Deri sa N.Xh i cili gjatë kohë ka punuar si taksist, ka qenë duke pritur udhëtarët, papritmas arrijnë tre vëllezrit I.N, B.N, dhe R.N nga Glumova me veturën Polo dhe menjëherë kanë filluar të godasin me dru në kokë.

Me shpejtësi tre vëllezrit kanë hipur në veturë dhe janë nisur për në Shkup. Policia e stacionit në Grupçin ka arritur ti ndalojë dhe ti arrestojë. N.Xh nga Merova është dërguar në spitalin Klinik të Tetovës.

Me autorizim të prokurorit publik është bërë hetim dhe do të ndermeren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button