Bylbilfryrës karizmatik apo mashtrues politik!

>> Sepse ,kyçja e opozitës në qeverinë teknike bile edhe në ministritë kyçe të pushtetit, por qeveria e udhëhequr edhe në fazën e parë nga Nikolla Gruevski, liderin e opozitës do ta denigronte në aspektin parimor politik, duke e shëndruar nga bylbilfryrës më të njohur në botë ,për shpalosjen e skandalit më të madhë , për nga numri dhe kohëzgjatja-PËRGJIMIN,kuptohet në mbrojtje të të drejtave të njeriut, privatësinë dhe interesin publik, ai nga opinioni do të reformatohej nga bylbilfryrës karizmatik në mashtrues politik.<<

Gjithëandej nëpër vendet demokratike kur negociohet, për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për ndonjë krizë politike,rezultati i marëveshtjes eventuale arihet për mes kompromiseve të aritura për temat që po negociohet.

Sipas disa regullave të pashkruara,por si standarde tradicionale të historikut të diplomacisë, vlenë parimi se nga marëveshtja askush nga palët të mos ndjehet si fitimtarë apo si i dështuar,kurse ndërmjetësuesit të vlerësojnë lartë konstruktivitetin e palëve në negociata.

Mbrëmë në Bruksel,për veç faktit se negociatat kanë dështuar për shkakë se nuk ka ardhur deri te një marëveshje, dhe se propzim teza për qeveri teknike është dakorduar, gjoja me lëshimin pe nga ana Gruevskit,por me kusht që ai të udhëheqë me qeverinë deri në momentin e shpalljes së zgjedhjeve,dhe kuptohet me kyçjen e opozitës në qeveri, edhe atë në digasterë shum të rëndësishëm të pushtetit, që nënkupton edhe kthim në parlament.

Dhe krejt kjo nuk ka reflektuar që Zoran Zaevi të lëshojë pe nga parimi se, nuk ka mundësi qeverisë teknike ti prijë Nikolla Gruevski edhe për aq interlval kohor, bile as që pretendon se ai duhet të jetë në krye të sajë.

Taktika e njohur gjatë negociatave është ajo që palët të kenë sensin e HESHTJES sa më gjatë në tavolinë, sepse duke heshtur gjatë, pala tjetër të mund të bezdiset dhe të ofrojë zgjidhje që do të ishte më e kapshme për palën që po heshtë. Mirëpo, kur heshtja të jetë e tejzgjatur, reflekton reagimin e ndërmjetësuesve për propozim zgjidhje për temën që po heshtin palët.

Edhe Gruevski në fazën e parë ti prijë qeverisë teknike nuk do të ishte fundi i botës, por fjala është se, pse diplomacia evropiane e formatit të lartë, jepë komoditetin Nikolla Gruevskit ,si burimi kryesorë i kësaj krize në vendë,të stërzgjatë këtë agoni politike dhe ekonomike të qytetarëve,me tendencën akoma për të qëndruar në krye të qeverisë teknike.

Diplomacia evropiane, akoma nuk është e prerë për të të reflektuar me ashpërsi dhe në mënyrë decide se ,qeveria eshtë e delegjitimuar me prova të pakontestueshme,dhe se institucionet e vendit nuk kanë kapacitete për procedimin dhe verifikimin e provave dhe atë kryesishtë për shkak të partizimit dhe nepotizmit të skajshëm të gjyqësorit dhe prokurorisë.

Mos lëshimi pe nga ana e përfaqësuesit të opozitës, liderit të LSDM, Zoran Zaev,për këtë çështje gjithsesi është në pajtim me logjikën e shëndoshë dhe drejtësinë.

Sepse ,kyçja e opozitës në qeverinë teknike bile edhe në ministritë kyçe të pushtetit, por qeveria e udhëhequr edhe në fazën e parë nga Nikolla Gruevski, liderin e opozitës do ta denigronte në aspektin parimor politik, duke e shëndruar nga bylbilfryrës më të njohur në botë ,për shpalosjen e skandalit më të madhë , për nga numri dhe kohëzgjatja-PËRGJIMIN,kuptohet në mbrojtje të të drejtave të njeriut, privatësinë dhe interesin publik, ai nga opinioni do të reformatohej nga bylbilfryrës karizmatik në mashtrues politik.

Nuk do të jetë edhe çudi që Zaev ,mundë edhe të mbetet edhe nën presion nga ndonjë i ashtuquajtur bullduzher diplomat për të lëshuar pe në këtë aspekt.

Por si do që të jetë çfardo kompromisi nuk do të kënaq të gjitha palët, por mbi të gjitha mbetet të shifet se si do të zhvillohet procedimi në të ardhmen për shpërdorimet maramendëse të kësaj kupolle qeveritare,sepse shpërdorimi është shpërdorim i çfardo përmasash të jetë,por një shoqëri që do të tolerojë mossanksionimin e MEGA shpërdorimeve për një vend kaq të vogë dhe të varfur, ajo shoqëri ka ardhmëri të zymtë dhe pa perspektiv.

Edhe në këtë raund të negociatave mbeti i pa kjartë ndikimi i liderëve të partive politike shqiptare , sipas të gjitha gjasave ata edhe më tutje mbeten spektator, bile nga një her për të folur apo heshtur sa herë që ti konvenojë partnerit të tyre që ata vlerësojnë se interesat e tyre do të jenë më të kapshme.

Por a ka të shtruara në tavolinën e gjelbërt kërkesa për barazinë tonë dhe për reformatimin e konceptit juridiko-politik të shtetit për tu aritur kjo barazi,mbetet të shihet.

Edhe në ditët në vijim do të tundemi nga këto, me frazat e integrimit, por kjo është çështje e zotit Han dheBE-së,shqiptarët janë dëshmuar se orientimi i tyre pa hezitim është kah BE dhe partneritetin me SHBA, por kah don të shkoj Nikolla Gruevski,liderët shqipatrë e dinë më së miri.

Agonia politike vazhdon, kriza ekonomike akoma po thellohet,investime nuk ka,çmimet e shportës në vazhdimësi riten, pagat nuk kan ritje por mashtrim,çmimi i rrymës në procedim për ritje dhe për 10 %,protestat siç thotë populli janë hak.

Lajme të ngjashme

Back to top button