Ohri do të jetë nikoqir i Asamblesë Gjenerale të 64 të IFMSA-së

Prej 3 deri më 9 gusht, Ohri do të jetë nikoqir i Asamblesë Gjenerale të 64 të Federates Internacionale të asociacionit të studentëve te mjeksisë (IFMSA), me mbi 800 pjesmarrës nga më se 120 vende të të gjithë botës.

Pas Asamblejave në Danimarkë, Çeki, Tunis, Tajvan dhe Turqi, para shtetit tonë qëndron një sfidë e madhe: Organizatorët-Asociacioni i studentëve të mjeksisë në Maqedoni (MMSA), thonë: ‘Na duhet përkrahje e madhe, duam ti tregojmë botës se edhe Maqedonia mund ti përmbush standardet e IFMSA-së, si një nga organizatat më të mëdha studentore në botë, e cila numëron më shumë se 1.5 milion antëtarë dhe organizata që e përkrahin mes të cilave OBSH-ja (WHO), KB-ja dhe UNESCO. Temë e ngjarjes është përzgjedhur ‘Migrimi i punëtorëve medicinal’.

Numër i madh i ekspertëve botërorë, përfaqësues të organizatave me të cilat bashkëpunojmë, posaqërisht ata të OBSH-së (WHO), do të diskutojnë bashkë me ne në temën përkatëse dhe për masat të cilat ndërmerren që të përballemi me problemin. Presim rezultate të shkëlqyera dhe produktive gjatë qëndrimit shtatë ditor në Ohër’ thotë Agostinjo Sousa, kryetar i Federatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button