Gjysma e pilotëve flenë gjatë… fluturimit?!

Më shumë se gjysma e pilotëve flenë gjatë fluturimit në kabinat e tyre, tregon hulumtimi që bëri Sindikata e Pilotëve Komercialë Britanikë.

”Madje 56 për qind e pilotëve të anketuar kanë deklaruar se kanë fjetur ndërkohë që drejtonin aeroplanin, ndërsa 29 për qind të tjerë pranojnë se kur janë zgjuar kanë zbuluar se po flinte edhe piloti i dytë”, thotë sindikata në hulumtimine sipërcituar.

Hulumtimi është realizuar pasi u zbulua se më 13 gusht dy pilotë të një aeroplani britanik për udhëtarë, i tipit “Airbus” janë kapur duke fjetur në kabinën e pilotëve gjatë fluturimit.

Sindikata e pilotëve po zhvillon një fushatë kundër ndryshimeve të propozuara të dispozitave që rregullojnë punën dhe numrin e orëve të punës të pilotëve komercialë.

Hulumtimi i sindikatës zbulon se pilotët janë shumë të lodhur. Gjithsej 43 për qind e pilotëve konsiderojnë se mundësitë e tyre të qëndrueshmërisë “të paktën një herë në muaj” tejkalohen, madje ata janë tejet të lodhur, ndërsa 49 për qind paralajmërojnë se lodhja e pilotëve është kërcënimi më i madh për sigurinë në fluturim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button