Fillon testimi i maturës shtetërore

­ Testimi ekstern i maturës shtetërore në vitin shkollor 2014/2015 do të realizohet prej sot deri më 19 qershor. Sipas informacioneve të Qendrës shtetërore për arsim, maturantët sot do të testohen në gjuhën amtare dhe në letërsi, më 15 qershor është testimi në gjuhën e huaj, më 17 qershor testimi në matematikë dhe më 19 qershor është testimi në kimi, fizikë, biologji, histori, biznes, filozofi dhe estetikë.

Testimi në të gjitha ditët fillon në orën 10. Rezultatet përfundimtare nga testimet eksterne për kandidatët do të jenë të qasshme brenda 30 ditëve nga zbatimi i testimit të fundit ekstern.

QSHA njoftoi se Matura shtetërore do të implementohet në pajtim me Konceptin e deritanishëm për maturën shtetërore dhe testimi përfundimtar, gjegjësisht dhënia e testeve do të bëhet vetëm me shkrim dhe lënda e matematikës do të jetë lëndë e përzgjedhur për të gjithë nxënësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button