LSDM: Nuk është përmbushur kushti thelbësor, qeveri pa Gruevskin!
Bisedat në Bruksel kanë përfunduar pa marrëveshje për zgjidhje të krizës politike në Maqedoni përmes bisedimeve, kumtoi LSDM.
“Nuk është i përmbushur kushti për çështjen thelbësore rreth hapjes së bisedimeve, organizimit të Qeverisë që nuk do ta kryesojë Nikolla Gruevski.
Kryetari Zaev dhe delegacioni i LSDM-së i kanë qëndruar konsekuentë të pozicionit parimor që është qëndrim edhe i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesë.
Shtojnë se nuk ka tregtim me lirinë dhe vlerat demokratike që i meritojnë qytetarët e Maqedonisë, si dhe bashkëqytetarët tanë nga Evropa.