Mot i keq godet Beogradin (FOTO)

Mot i keq me të reshura shiu dhe erë të fortë e goditi Beogradin sot pasdite. Kjo shkaktoi defekte në rrjetin elektrik dhe ngadalësim në trafik, njoftojnë mediat serbe.

Për shkak të motit të keq pjesë të mëdha të kryeqytetit të Serbisë mbetën pa rrymë, kurse dhjetëra mijëra njerëz mbetën të mbërthyer në automjetet e tyre për shkak të trafikut të dendur rreth orës 18, atëherë kur moti i keq e arriu maksimumin e vetë.
beograd-3

Disa udhëkryqe kyçe të qytetin u përmbytën, përderisa uji i barte veturat dhe kontenierët e mbeturinave. Era e fuqishme çrrënjosi shumë pemë.
beograd-2

Deri tani nuk ka informata për individë të lënduar nga moti i keq, por policia i paralajmëroi qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre e të mos hypin në vetura.
beogradi

Lajme të ngjashme

Back to top button