Sëmundja që mjekët u fshehin pacientëve

Vizita zgjat mesatarisht 10-15 minuta dhe nëse gjithçka mbaron aty, pacienti nuk do e mësojë kurrë atë që ka dhe për të cilën mjeku dyshon.

Raporti i vitit 2015 i prezantuar nga shoqata “Alzheimer’s Association”, thotë se një studim amerikan ka zbuluar se 55% e mjekëve nuk u thonë pacientëve sëmundjen e tyre, Alzheimer.

Siç thuhet në raport, mjekët janë gjithmonë të vetëdijshëm për atë që ndodh me pacientët e tyre, por vendosin të heshtin. Zakonisht përdorin terma mbulues, pa i dhënë një emër konkret sëmundjes. Një gjë e tillë bëhet me synimin e vetëm për të mos e stresuar më shumë pacientin.

Jason Karlawish, profesor i mjekësisë dhe etikës mjekësore pranë University of Pennsylvania (SHBA), shpjegon se, “Alzheimer është një sëmundje progresie, gjë që do të thotë se do të përkeqësohet dhe në të njëjtën kohë, kërkon të ndërhyhet sa më parë. Ndaj kur nuk u thuhet ajo çfarë kanë, u mohohet mundësia për të mbajtur sëmundjen nën kontroll”.

Në ditët e sotme kjo sëmundje trajtohet përmes medikamenteve, ndërsa ilaçet për parandalimin e saj janë në fazë eksperimentale. “Menjëherë pasi i ke vënë një emër problemit, mund të nisësh ta kurosh dhe të planifikosh të ardhmen”, thotë Karlawish. Të dhënat e marra nga Medicare Current Beneficiary Survey në një kampion prej 16 mijë personash, kanë treguar se 45% e pacientëve janë informuar për sëmundjen e tyre nga mjekum ndërsa 55% jo. Nga ana tjetër 96% e personave të prekur nga tumori në gji u ishte komunikuar direkt diagnoza./a.y/noa.al

Lajme të ngjashme

Back to top button