Vjen iOS 9, numrat që nuk i keni të ruajtur dalin me emër

Sistemi i ri iOS 9 është i arritshëm nga ky muaj për të gjithë ata që duan ta provojnë, në versionin Beta. Prej disa javësh, iOS 9 është i aksesueshëm për ata që janë zhvillues të programimeve dhe versioni zyrtar del në vjeshtë.

iOS 9 ka sjellë shumë ndryshime, ndërsa mes tyre përfshihet edhe identifikimi i një numri celulari që ju nuk e keni të regjistruar në kontakt listë. Po ashtu, Apple tani llogarit kohën për ju, në mënyrë që të mos vonoheni në takime, ndërsa edhe një risi kur dëshironi të dëgjoni muzikë. Për shembull, në momentin kur lidhni kufjet tuaja me celularin, atëherë në ekran do të shfaqet menjëherë “Now playing”, që ju dërgon te këngët tuaja, ndryshe nga herët e tjera kur keni qenë të detyruar, që për të dëgjuar një këngë, të ndiqni një procedurë tjetër që ju merr më shumë kohë.

Po ashtu, për gjithë ata që kanë probleme me llogaritjen e kohës, iOS 9 ju tregon se kur duhet që të dilni nga shtëpia për të qenë në kohë për një takim. Mjafton të jepen të dhënat, si koha e vendi i takimit dhe vendndodhja aktuale, ndërsa ju sugjerohet koha kur duhet të niseni. Ndërsa, gjëja më e bukur që ka sjellë iOS 9 është se mund të identifikojë numrat e panjohur. Nëse më parë jeni detyruar që të mos hapni celularin tuaj, numrave që s’i keni të regjistruar në kontakt, tani iOS 9, poshtë numrit, ju tregon edhe emrin e personit. Kjo bëhet përmes e-mail-it, pasi Apple verifikon nëse personi që posedon numrin, ju ka dërguar ndonjë e-mail më parë. Kështu nëse personi që ju telefonon, nuk gjendet në rubrikën tuaj të kontakteve, sistemi operativ iOS 9 do të kërkojë në kohë reale në të gjitha hapësirat e tjera të komunikimit si email-et, rrjetet sociale, etj. Për të gjetur personin që ju telefonon.

Dhe në rast se kjo përpjekje dëshon, atëherë ju njoftoheni se numri është i panjohur. Ajo që po shqetëson përdoruesit është nëse ky version i platformës mobile do të jetë i disponueshëm edhe për pajisjet e tyre Apple. Në fakt është e lehtë të përcaktohet që tani, nëse iPad-i, iPhone apo iPod juaj mund të pranojë iOS 9. Nëse smartfoni apo tableti juaj Apple tashmë ka iOS 8 edhe iOS 9 do të funksionojë më së miri. Por duke pasur parasysh kërkesën e lartë për hapësirë të dhënash prej 6.9 GB nga iOS 8, disa përdorues kanë ngelur pa të.

Por Apple ka lajme të mira për iOS 9 sepse do të ketë një kërkesë prej 1.3 GB më pak sesa iOS 8 në këtë aspekt. Më poshtë janë listuar disa nga pajisjet e përshtatshme me iOS 9: iPad 2 iPad 3 iPad 4 iPad Air iPad Air 2 iPad Mini iPad Mini 2 iPad Mini 3 iPhone 4S iPhone 5 iPhone 5C iPhone 5S iPhone 6 iPhone 6 Plus iPod Touch Gjenerata e 5-të Nëse e keni hedhur tutje pajisjen tuaj e cila nuk mund të pranonte iOS 8, mund të jetë një ide e mirë ta rikuperonit përsëri me ardhjen e iOS 9.

Lajme të ngjashme

Back to top button