Basketbollistët shkupjan mezi shpëtuan nga Kavadari (VIDEO)

Kanë  vazhduar problemet për basketbollistët e Shkupit, të cilët në ndeshjen e të martës që e zhvilluan në sallën sportive “Jasmin” në Kavadar mes ekipit “Feni Industri” nga Kavadari kishin një situatë të trishtuar dhe mezi se i kanë shpëtuar më të keqes.

Pas gabimit teknik dhe përjashtimit të një lojtari të KB Shkupi, ndihmës trajneri dhe lojtarët e Shkupit kanë hyrë në terren me qëllim të sqarojnë situatën, ndërsa policia në mënyrë të sigurt i ka përcjell gjyqtarët deri në dhomën e zhveshjes.

KB Shkupi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” ka publikuar video materiale ku tifozët maqedonas fyejnë shqiptarët në baza etnike, me koret tani më mirë të njohura kur lujanë skuadrat shqiptare: “Dobar shiptar mrtov shiptar” (shqiptari i mirë është shqiptari vdekur”), dhe shumë këngë të tjera me ofendime të njëjta.

Nga klubi gjithashtu në faqen e tyre kanë komentuar shkurt, duke shkruar se ata janë sulmuar nga publiku dhe policia maqedonase. “Skandalet vazhdojnë. Ndërpritet ndeshja KK FENI – KK SHKUPI M20. Publiku dhe policia sulmuan lojtarët e Shkupit”.

Komenti ne faqen zyrtare te klubit Shkupi
Komenti ne faqen zyrtare te klubit Shkupi

Edhe MPB ka dalë me një kumtesë, ku mes tjerash thuhet: Pas gabimit teknik dhe përjashtimin e një nga lojtarët e Shkupit, të gjithë lojtarët si dhe ndihmës trajneri u futën në terren me qëllim që ta sulmojnë gjyqtarin. Me kërkesë të delegatit intervenuan organet e rendit, të cilët të sigurtë e larguan gjyqtarin në dhomat e zhveshjes. Gjatë gjithë kohës nga lojtarët ishin hudhur shishe plastike në drejtim të publikut dhe u ishin dërguar kanosje dhe ofendime. Të gjithë anëtarët e Shkupit ishin larguar për në dhomat e zhveshjes dhe pastaj nën përcjellejn e policisë u përcollën deri në Shkup. Po merren masa për ndriçimin e rastit dhe identifikimin e pjesëmarrësve, pas së cilës do të ketë edhe kallëzime” thuhet në komunikatën e MPB-së.  / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button