fbpx

Horoskopi ditor, 11 qershor 2015

Dashi

Dialogu do mbizotërojë gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift dhe do I zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe keni pasur. Do ndiheni me te qete ne mbrëmje. Beqaret do kenë vetëm dashuriçka kalimtare dhe aventura emocionuese, asgjë me tepër sesa aq. Çështjet e financave duhet t’i mbani gjithë kohës nen vëmendje nëse nuk doni te keni probleme ne te ardhmen.

Demi

Do jeni sharmante dhe joshës gjate gjithë kësaj dite. Partneri do ju dashuroje edhe njëherë tjetër plot pasion dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Për beqaret realiteti do jete me ndryshe nga sa e kishin imagjinuar. Mund te mërziteni disi. Ne planin financiar konfigurimi i yjeve do jete pozitiv dhe do i zgjidhni te gjitha problemet një e nga një.

Binjaket

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te mire dhe te mbushur me emocione te forta. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje goxha te qëndrueshme. Ne planin financiar situata nuk do jete e keqe megjithatë mire është te mos shpenzoni me sy mbyllur. Kujdesuni për te ardhmen.

Gaforrja

Duhet ta pranoni partnerin ashtu si është sot, me te mirat dhe te metat e tij. Askush nuk është perfekt, madje ju keni me shume te këqija sesa ai. Beqaret duhet te mos e humbin për asnjë çast optimizmi sepse disa surpriza i presin ne mbrëmje. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë po shpenzuat shuma marramendëse situata do ju dale jashtë kontrollit.

Luani

Do bëni ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjerat mund t’iu ecin ashtu si keni dëshiruar. Do bini dakord për çdo gjë me partnerin. Beqaret kot sa ta kërkojnë dashurinë sepse nuk do e gjejnë dot atë. Duhet te presin edhe disa kohe për ndryshime te statusit. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume kujdes dhe mature sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Virgjeresha

Do jeni shume te paduruar sot juve qe jeni ne një lidhje dhe mund te bëni gabime te pafalshme. Do pendoheni shpejt, por ka për te qene tepër vone. Beqaret nuk do jene gati ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te kryeni investime apo te jepni hua. Nëse gjendja nuk është e qëndrueshme mos e bëni.

Peshorja

Do i jepni prioritet absolut sot jetës tuaj ne çift dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Partneri nga ana e tij do mendoje edhe për surpriza mahnitëse. Beqareve do ua rrëmbejë dikush zemrën dhe çdo gjë ka për t’iu ndryshuar njëherë e mire. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.

Akrepi

Plutoni do sjelle probleme dhe vështirësi pa fund sot ne jetën tuaj ne çift. Mos u nxitoni te merrni vendime te nxituara sepse do pendoheni dhe nuk do ketë kthim mbrapa. Beqaret do ndihen gati edhe për ndonjë çmenduri te vogël vetëm qe te mos qëndrojnë vetëm. Shpenzimet bëjini me kujdes nëse nuk doni te keni vështirësi dhe probleme me vone.

Shigjetari

Shprehini sa te mundni dëshirat gjate kësaj ditës dhe pranoni te bëni ndonjë çmenduri te vogël me partnerin. Keni për t’u ndier mire dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa nëse nuk janë te sigurt për personat qe do i joshin. Gjendja e financave do jete gjithë kohës e mire. Do kryeni investime dhe do hiqni para mënjanë.

Bricjapi

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete e trazuar sot për ju qe jeni ne një lidhje. Nuk do merreni vesh mire me partnerin dhe secili do kërkojë te dale e veta. Beqaret me mire t’ia lënë gjerat kohës dhe jo te kërkojnë diçka me ngulm. Është gjitonë m e mire ta merrni çdo gjë shtruar. Financat do jene te favorizuara dhe do kryeni disa investime me tepër se zakonisht.

Ujori

Do keni një marrëdhënie te ngrohte sot me partnerin tuaj dhe gjerat kane për t’iu ecur me mire. Do toleroni dhe do bashkëpunoni pa fund. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri kështu qe do jete e kote te vijnë vërdallë për te gjetur dashurinë. Shfrytëzojeni atë kohe për ta kaluar me miqtë. Buxheti do jete shume here me I qëndrueshme se me pare prandaj mund t’ia lejoni vetes ndonjë investim.

Peshqit

Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me njeri­tjetrin dhe do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do e gjejnë me shpejt nga sa kishin menduar princin e tyre te kaltër dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Financat do i keni gjithë kohës nen vëmendje. Do jeni te kujdesshëm dhe situata do jete e mire ne çdo moment.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close