Vrasje në Kërçovë: vëllai e ther vëllanë për vdekje

Pasdite, rreth orës 16:30, në qendër të Kërçovës një sulmues me thikë e ka therur vëllanë e tij për vdekje, i cili për kohë të shkurtë vdiq nga lëndimet, njofton agjencia Meta.

Me intervenim të policisë, sulmuesi është zënë, vërtetoi zëdhënësi i MPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski.
Organet kompetente po kryejnë hetim në vendngjarje, me çka do të japin më shumë detaje rreth ngjarjes dhe motivit të vrasjes.

Jozyrtarisht, dy vëllezërit paraprakisht ishin grindur mes vete.

Lajme të ngjashme

Back to top button