Ban Ki Mun gjatë takimit me Gruevskin paralajmëroi angazhimin e tij për emrin

Kthimi i çështjes së emrit në kuadër  të rezolutave të parapara të Kombeve të bashkuara, intensifikim e bisedimeve me Greqinë si dhe angazhimi personal i sekretarit gjeneral  të  OKB, Ban Ki Mun, janë temat e takimit të sotëm me Kryeministrin Gruevski. 

Kryeministri Gruevski, tha se  gjatë bisedave ka treguar se Greqia  ik nga përpjekjet e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Nimetz, si dhe refuzon takime dhe bisedime.Mënyra se si janë të vendosur punët nuk jep rezultate, sepse pala tjetër më sukses bënë obstruksione të cilët janë në drejtim të zgjatjes së bisedimeve dhe blenë në kohë. Mendoj se kjo tani më është e njohur dhe mendojë se do të ndryshojë loja. Do të gjendet mënyrë tjetër se sit ë lëvizin punët, të jenë më aktiv dhe të vije deri te ndonjë zgjidhje”, tha Gruesvki pas takimit me Ban Ki Mun.

Gruevski tha se, Greqia se Greqia pesë muaji nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për idetë e Nimetz për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe për shkak këtij raporti të palës greke, takimet gjatë një viti kanë rënë.

 “Ban Ki Mun, ka shprehë gatishmërinë që vetë të inkuadrohet në bisedat rreth emrit, duke organizuar takime të niveleve të larta. Unë e përkraha këtë dhe theksova gatishmërinë tonë në cdo kohë për takime të tilla”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button