Boletin: Me nderime u varrosen eshtrat e Isës

Eshtrat e Isa Boletinit përfundimisht pushojnë në vendlindjen e tij në Boletin. Ai u rivarros me nderime të larta nga qytetarë të shumtë dhe personalitete publike.

Edhe pse për në Boletin Isa Boletini nuk u përcoll nga garda e FSK-së e cila gjatë gjithë kohës ishte në përcjellje të tij, funerali i heroit për herë të fundit u lëshua në varr nga burra me veshje kombëtare.
Në ceremoninë e rivarrimit në Boletin kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës Agim Bahtiri, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe figura tjera publike.

Ceremonia ka përfunduar pa asnjë ekses, ndërkaq policia është kujdesur gjatë gjithë kohës për të shkuar mbarë kjo ceremoni.

Heroi i kombit Isa Boletini është vrarë më 1916 në Podgoricë nga malazezët dhe kthimi i eshtrave të tij po bëhet pas 99 vjetësh./RTV21/

Lajme të ngjashme

Back to top button