Irina dikur mblidhte perime dhe paguhej një dollar në ditë

Irina Shayk ka vendosur të flasë për fëmijërinë e saj, duke zbuluar disa gjëra që nuk diheshin më parë.

Supermodelja ka treguar se kur ishte e vogël, familja e saj në Rusi ishte në gjendje shumë të rëndë ekonomike. Ajo paguhej jo më shumë se një dollar në ditë.

Bukuroshja mblidhte domate dhe patate në qytetin e saj. Gjatë periudhës së verës ajo punonte në spital dhe merrte 20 dollarë për 30 ditë pune, transmeton Shekulli.

Ajo thotë se nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me atë spital, por tani është e lumtur sepse nuk merr por dhuron para atje.

Irina ka shtuar se edhe pse filloi punë si modele, e ka pasur shumë të vështirë fillimin.

Në fakt superylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ishte ai që i dha shumë famë modeles, megjithëse në fund të vitit të kaluar ata e ndërprenë marrëdhënien e tyre dhe tani rusja shoqërohet me aktorin Bradley Cooper.

Lajme të ngjashme

Back to top button