Serbët provokojnë, Marina ua kthen: Shqipëri e Madhe! (Foto)

Mediat serbe gjatë ditës së djeshme i kanë kushtuar vëmendje bukuroshes shqiptare, Marina Vjollca, duke shkruar në formë sarkastike se “bomba” e vërtetë që i pret futbollistët e tyre në Tiranë është pikërisht prezantuesja e njohur.
Revista PrviMagazin ka shkruar se lojtarët serbë, duhet të kenë kujdes nga biondja magjepsëse. Marina djeg dhe përvëlon, ndërsa sharmit të saj rrallëkush mund t’i rezistojë.
E natyrisht ndaj këtyre shkrimeve nuk ka munguar as reagimi i Marinës.
Ajo ka shkruar në rrjetin Instagram se: “Serbët provokojnë se e dinë që do të fitojmë! Shqipëri dhe s’ka tjetër, jemi popull shumë i vjetër… SHQIPËRI E MADHE”./Indeksonline/