Revoltë në qendrën e emigrantëve në Gazi Babë (VIDEO)

Qindra emigrantë që mbahen në qendrën e pritjes në Gazi Babë, janë ngritur në revoltë gjatë pasdites së sotme. Sipas të dhënave, emigrantët janë revoltuar për shkak të mbajtjes për një kohë të gjatë, pa iu mundësuar dalja para autoriteteve gjyqësore, për të dëshmuar mënyrën e tyre të mbërritjes në Maqedoni.Banorët e zonës përreth, tregojë se emigrantë të shumtë sillen për cdo ditë në këtë qendër, e cila vetëm mbushet, por nga ana tjetër, autoritetet nuk u gjejnë zgjidhje, njofton Alsat-M.

Ligji detyron emigrantët të qëndrojnë në këtë qendër për një kohë të gjatë, para se të paraqiten para autoriteteve.

Kjo revoltë pason ngjarjet e fundit që tronditën vendin nga emigrantët. Edhe mediat e huaja, vërtetuan se në Maqedoni, po zhvillohet një trafik dhe diskriminim i paparë me emigrantë, kryesisht nga vende të Afrikës, të cilët mbahen peng nga grupe kriminale. Pak ditë më parë, nga policia njoftuan hetimin, por përjashtuan mundësinë që ndonjë punonjës i tyre të jetë i përfshirë në këto krime.

Lajme të ngjashme

Back to top button