Ç’kapja e shtetit gjatë këtij transicioni!

Duke patur parasysh vlerat e Bashkimit Evropian, gjithsesi na mbetet të shpresojmë se sot deri në mbrëmje, Evrokomisari Han ,me bashkënegociatorët, do ta detajizojnë një marëveshje me liderët e katër partive politike ,në një farë mënyre kontributorë për çfaqjen e kësajë krize politike, ekonomike e sociale më të thellë të vendit, e cila do të mundësojë startimin emergjent të zgjidhjes së sajë.

Nuk ka se si mundë të nisë zgjidhja , po që se ndërmjetësuesit dhe kryeministri nuk bëjnë publike momentumin e DORËHEQJES së kësaj qeverie.

Çfar modeli të qeverisë do të ketë në këtë interval transicioni deri në zgjedhjet e parakohëshme të përcaktuara për në prill 2016-të, është çështje diskutimi në mes palëve, por si do që të jetë koncenzusi për modelin e qeverisë kalimtare, teknike ,eksperstësh apo të zgjeruar, në atë formacion në asnjë mënyrë nuk duhet të figurojë asnjë nga përbërja e tanishme.
Por duke respektuar të gjitha partitë politike dhe sektorin civil si organizma shum të rëndësishëm për një shoqëri demokratike

Shpresojmë se detajet e marveshjes do të na vënë në dijeni, se ajo në brendinë e sajë teknike do të ngërthen edhe postulatet e nevojshme ,që në këtë transicion ,të zhvillohen të gjitha procedurat për plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të një set ligjesh dhe aktesh për Ç’KAPJEN E SHTETIT.
Sepse pa çiltësimin e vijës për ndarjen e shtetit nga partia, nuk mundë zgjedhjet të jenë fer, demokratike, kurse ata gjithsesi mund të organizohen,por definitivisht nuk mundë të jenë të atribuara me frymën e drejtësisë dhe arsyeshmërisë.

Transicioni, gjithsesi do duhet të përfshijë debatin publik për model të ri zgjedhorë proporcional,shteti NJË NJËSI zgjedhore dhe me lista të hapura.

Po që se lexohet bile edhe në mes reshtash , se komisari HAN mban anshmëri, dhe se nuk ka prononcim të kjartë dhe të kuptueshëm për qytetarin,atëherë ne do të pyesim se çfar vlerash përfaqson ekselenca Han, dhe çfar BE imagjinojmë ne.

Lajme të ngjashme

Back to top button