Shaqiri fantastik, Bayerni tre pikë (Video)

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë shënuar fitore në xhiron e shtatë të Bundesligas gjermane.

Gjersa Borussia Dortmund shkatërroi Freiburgun me rezultat 4:0, skuadra e Munichut vetëm pas inkuadrimit të mesfushorit sulmues shqiptar, Xherdan Shaqirit, arriti të shënoi fitore me rezultat prej 1:0.

Edhe një herë Shaqiri dëshmoi se e meriton të paraqitet që nga minuta e parë e ndeshjes për ekipin bavarez, pasi që vetëm një minutë pas futjes në ndeshje, erdhi edhe goli i parë dhe i vetmi në këtë ballafaqim.

Ishte ‘Shaqa’, ai i cili bëri një super asist në drejtim të francezit Franck Ribery në minutën e 63-të, që pas një harkimi gjeti të vetmuar përballë portierit mysafirë sulmuesin Thomas Muller, i cili realizoi nga afërsia dhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë të fitores prej 1:0 për Bayernin.

Në anën tjetër Borussia Dortmund ka demoluar ekipin e Freiburgut ku paraqitet sulmuesi shqiptar, Agon Mehmedi.

Dortmund shënoi fitore të lartë prej 5:0 në saje të dy golave të Marco Reus (‘35, 45’), Robert Lewandowskit (58’, 70) si dhe një të Jakub Blaszczykowskit (79’).

Pas këtyre fitoreve, Dortmund si i pari dhe Bayerni me nga 19 pikë secila vazhdojnë të kryesojnë renditjen tabelore të ligës elitare gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button