Unioni Studentor Shqiptarë i përkrah protestat e 13 qershorit

Unioni Studentor Shqiptarë fuqimisht i përkrah protestat e 13 qershorit, dhe njëkohësisht  i  fton të gjithë studentët që të jenë jo vetëm pjesëmarrës, por edhe të jenë aktkiv në organizimin dhe mbikqyrjen e protestës, sepse protesta llogaritet e suksesshme vetëm nëse tregojmë maturi, pjekuri dhe dinjitet të lartë kombëtar, thuhet në njoftimin e USSH-së.

“Që te protestohet kundër këtij pushteti antishqiptar ka mijëra arsye PRO, ndërsa asnjë kundër.

Arsimi shqip sot është në gjendje të mjerueshme edhe pse kemi ministër shqiptar. Kushtet studentore të shqiptarëve janë skajshëm më të dobëta se ato të maqedonasve. Me ligjin për administraorë, intelektualët e ardhshëm shqiptarë (të dalur nga USHT) diskriminohen gjatë punësimit në llogari të universiteteve tjera.

Mjerimi i shqiptarëve është i shtrirë edhe në fushën politikë, ekonimike, kulturore dhe njerëzore .

Prandaj, të bashkohemi të gjithë studentët reth kësaj proteste kombëtare dhe me fjalë të mëdha këtij diskriminimi t’i themi MJAFT MË”,  thuhet në njoftimin e USSH-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shum vendim i arsyeshëm, shpresojm të kemi ardhmëri më të shëndosh, se keta udhëheqës të Shqiptarëve që i kemi ex UDBash dhe lëpirsa (legaculo i thojn Italianët) të sllavomaqedonasve për përfitim €-je shesin edhe Nanën Shqiptare.Haram ju koft gjini i Nanës Shqiptare tradhëtarëve të Kombit.

Back to top button