Garet: Britania do të ndihmojë Maqedoninë me emigrantët

­ Vende nga rajoni në periudhën e kaluar ishin dhe janë nën presion të madh i shkaktuar nga rrjedhat migruese të cilat janë meritë e konflikteve dhe vatrave të cilat zgjasin në më shumë shtete. Posaçërisht javëve të fundit Maqedonia nga kufiri jugor po ballafaqohet me presion të madh të migrantëve ilegalë të cilët përpiqen ta shfrytëzojnë territorin tonë si transit duke u nisur drejt veriut gjegjësisht drejt anëtareve të pasura të BE­së. Këtë sot e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov në Forumin rajonal të ministrave të punëve të brendshme nga vendet e Iniciativës rajonale për azil, refugjatë dhe migracion ­ MARRI i cili sot mbahet në Shkup.

“Presioni i këtillë rezulton me rritje katërfish të numrit të migrantëve në pesë muajt e parë të vitit në territorin tonë dhe përafërsisht rritje të dyfishtë të veprave penale dje kryerësve të lidhur me kontrabandim të migrantëve në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. MPB maksimalisht i investon kapacitetet e saj për ballafaqim me këtë problem, por të gjithë së bashku jemi të vetëdijshëm për dimensionet e tij”, tha Çavkov.

Sipas tij problemi me migrantët nuk është çështje lokale ose rajonale, por kjo paraqet sfidë globale. “Eskalimi i problemit me migracionet joligjore nuk janë rajonale ose kombëtare, ato janë problem ndërkombëtar dhe për këtë arsye potencova se nevojitet edhe përgjigje ndërkombëtare për këtë çështje”, shtoi Çavkov.

Lidhur me ndodhitë e fundit për keqpërdorim të migrantëve nga grupe kriminele, ministri tha se MPB­ja po i multiplikon të gjitha masat dhe aktivitetet të cilat rezultuan me padi penale. Besnik Shehu, përfaqësues nga Shqipëria e përshëndeti takimin e ekspertëve ku u arrit konsenzus dhe u shpreh vullneti i të gjitha palëve për anëtarësim të Kosovës në iniciativën MARRI.

“Siç e dini dialogu i nivelit të lartë i Kosovës dhe Serbisë veçmë po reagon dhe palët angazhohen për dakordim të ndërsjellë. Këto ditë kur ne të gjithë synojmë drejt anëtarësimit në BE dhe drejt luftës kundër korrupsionit janë prioritetet e tona, kështuqë çdo bashkëpunim rajonal nuk do të ishte efektiv në qoftë se këto dy parime nuk do të respektoheshin. Ato janë transparenca dhe reciprociteti. Mendoj se respektimi i funksionimit të MARRI­t bazohen në këto parime”, theksoi Shehu.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni Çarls Garet theksoi se iniciativat dhe organet rajonale janë me rëndësi të posaçme në zgjidhjen e çështjeve tejkufitare dhe posaçërisht kur flitet për çështje të ndjeshme siç është migracioni.

“Migracioni nuk është për herë të parë një prej prioriteteve kyçe ndërkombëtare dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare është e habitur nga vdekja e qindra madje edhe mijëra migrantëve të cilët përpiqen ta kalojnë mesdheun. Jemi dëshmitarë të viktimave edhe këtu në Maqedoni. Numri si duket se po rritet në mënyrë të pabesueshme. Migracioni ilegal është çështje e cila kërkon zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe Qendra rajonale MARRI të cilën Ambasada britanike e mbështet përmes projektit tonë të përmirësimit të procedurave për vendosje të identitetit të migrantëve ilegalë në rajonin e MARRI­së është pjesë e kësaj periudhe gjithëpërfshirëse”, theksoi Garet.

Sipas tij, projekti ka për qëllim ta rrisë kapacitetin e vendeve­anëtare të MARRI­së, ndërsa organet kombëtare në mënyrë efektive t’u përgjigjen numrave rritëse të migrantëve jo të rregullt dhe ta përshpejtojnë procesin e identifikimit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button