fbpx

Tevez e Pirlo po largohen nga Juve

Pas zhgenjimit ne finalen e Berlinit,duket se ne kampin juventin do te kete disa largime, disa prej të cilave të paralajmëruara. I pari në listë është Pirlo ndersa i dyti Tevez. Të dy futbollistët e kishin bërë të ditur vendimin e tyre që në fillim të vitit, me argjentinasin që me shumë gjasa mund të rikthehet në vendlindje ose të pranojë ofertën e Atleticos. Në këto kushtë Marota nuk kërkon të humbë kohë per te gjetur zevendesuesin e Tevez.

Cavani dhe Higuan duken te paarritshem per Juventus per shkak te vleres se larte të kartonit të tyre ndërkohë që alternativa më e mundshme në planin financiar është kroati Manxhukiq.
Diego Simeone ka dale hapur duke deklaruar,se nuk ka folur me Tevez por se do te ishte një kënaqësi te kishte nje lojtar si Tevez tek Atletiko e Madridit. Dite me pare Marota pati theksuar se Tevez eshte i lire te bej zgjedhjen e tij.Menjehere mbas kesaj deklarate,jane hedhur ne sulm ekipe si PSG dhe Atletiko e Madritit.
Perveç Manxhukiq vlera e kartonit të të cilit eshte 20 milion euro, Juventus duket se nuk kerkon ta lere pas dore pisten e Radamel Falcaos.

Kolumbiani, i cili nuk pati nje sezon te mire tek Manchester United,eshte rikthyer tek Monaco. Lojtari ende nuk e ka vendosur te ardhmen e tij por duket si nje mundesi e arte per sulmin e juventineve.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close