Lustrohet Xhema nga Gostivari

Komisioni për verifikimin e fakteve e lustroi edhe ish inspektorin kryesor të DSK-së në Gostivar, tashmë i pensionuar Xhemo Jashari.

 Në dosjen e tij midis tjerash shkruan se ai ka dhënë urdhra për ndjekjen e bashkëqytetarëve dhe telefonave të shtëpisë, ndërsa lustratorët kanë zbuluar edhe dokumente ku ai ka kryer zëvendësimin e pesë arsimtarëve.
Përveç Jasharit, është lustruar edhe kolegu i tij nga Dibra, Aqif Durakoski, i cili sipas dokumenteve të publikuara në portalin e Komisionit, e ka ditur thuasje gjithçka që ka ndodhur në qytet. Është lustruar edhe Taip Emini, ish drejtor i shkollës së Tetovës “Vëllezërit Migjeni”, i cili DSK-së i ka dhënë informacione për persona që kanë ndjekur në linja të nacionalizmit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Por as qe na interesojn keto inspektoret e policise sekrete qe kan punue ne drejtorine per kotra zbulim ato e kan pas pune ska shtet ne bote qe se ka ket drejtori por shihni keto te sodit e kam fjalen per politikbersit e kusesi per puntoret e sigurimit se pa sigurimca ska siguri shteti por qte bejm me zv kryeministra ministra zv ministra e deputet qe jemi duke i ndegjue ne bombat e Zaevit keto jan te rrezikshem per popullin se udheheqsit dhe puntoret e sigurimit le te punojn prej atyre as qe merzitemi se e kan pune per at paguhen lini ato qe i dimi ato per momentin sun bejne kurgje disa kan vdek tjerit jan plak e jan pezioner su hahet llafi qelloni keto te sodit qe ne presim te bejne politik ne qeveri e parllament e ato bejn pazarlleqe me me sashot e mijallkovet ky esht medimi jem personal qe shprh une me falni por une keshtu mendoj ne rast se jam gabim prap kerkoj falje keshtu e ka demokracija.

Back to top button