Heshten procedurat për ndërrimin e emrave të shkollave të Tetovës

Komuna e Tetovës vazhdon të hesht ndryshimin e emrave të shkollave të mesme edhe pse vite më parë janë paraqitur nisma nga këshillat e shkollave dhe të prindërve. Kreu i këshillit komunal, Hisen Xhemaili thotë kjo do të ndodhë kur të krijohen pushtetet ndërsa thekson nevojën e parashtrimit të iniciative të reja, transmeton Alsat.

“Do ketë nevojë për iniciativa të reja që do vijnë nga këshillat e prindërve dhe të shkollave me çka do procesuohen tek këshilli komunal dhe do diskutohen. Nuk mund të precizoj me datë fikse por mendoj se në momentin e parë kur ne do kemi një klimë më të relaksuar të komunikimit mes grupeve të këshilltarëve do e iniciojmë këtë”, deklaroi Hisen Xhemaili, Kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Kreu i komunës thotë ndryshimi i emrave të shkollave është çështje e ndjeshme që kërkon koncenzus i gjerë mes këshilltarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button