fbpx

Kuvendi e ratifikoi Marrëveshjen për ndihmë parainkuadruese nga BE për periudhën 2014­-2015

­ Kuvendi e miratoi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes kornizë ndërmjet Republikës së Maqedonisë, të përfaqësuar nga Qeveria e Maqedonisë, dhe Komisionit evropian për procedurat për zbatimin e ndihmës financiare nga Unioni për RM në kuadër të zbatimit të nihmës përmes Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA 2).

Me këtë marrëveshje sigurohet bazë juridike për ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian për RM në kuadër të IPA 2. Për shtatë vite (2014­2020) RM ka qasje drejt fondit prej gjithsejt 664,2 milionë euro. Për vitin rrjedhës ka në disponim 88,9 milionë euro. Ndihma dedikohet për zbatimin e reformave të rëndësishme për përgatitjen e Maqedonisë në rrugën për anëtarësim në BE.

Mjetet e planifikuara do të shpërndahen për reforma në sfera të ndryshme ­ demokraci dhe sundim i së drejtës, të drejta të njeriut, mjedis jetësor dhe aktivitete klimatike, gjyqësi, politikë sociale, zhvillim rural…. Zëvendëskryeminsitri për çështje evropiane, Fatmir Besimi theksoi se me Marrëveshjen do të mundësohet përforcimi i kapaciteteve të institucionve dhe zhvillimi ekonomik­social i vendit.

“Me ratifikimin e okumentit nga Parlamenti do të mundësohet edhe operacionalizimi dhe shfrytëzimi i këtyre mjeteve, për periudhën 2014­2020”, tha Besimi. Deputetët presin përqindje më të lartë të shfrytëzimit të parave në IPA 2 në krahasim me IPA 1, sepse komponenti i ri nuk ka kritere strikte dhe mjetet mund të alocohen. Por kërkojnë edhe kontroll më të madh të zbatimit të IPA 2. Në mbledhje u miratua edhe Ligji për ratifikim të Marrëveshjes nërmjet Qeverisë së RM­së dhe Këshillit të minsitrave të Bosnjë e Hercegovinës për këmbim dhe mbrojtje të ndërsjelltë të informatave të klasifikuara.

Deputetët e miratuan edhe Propozim­ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në lexim të parë, të cilin e sqaroi zëvendës ministri Dragan Nedeljkoviq. Me ndryshimet propozohet që Drejtoria pë mbrojtje të trashëgimisë kulturore (DMTK) dhe Agjencia për kadastë të patundshmërive në mënyrë të ndërsjelltë të shfrytëzojnë të dhëna për patundshmëritë të cilat janë mjet pune i DMTK­së. Obligim është që ato në mënyrë elektronike të ndërlidhen me çka të gjitha ndryshimet të cilat dalin nga aktet për mbrojtje të trashëimisë së patundshme kulturore do të azhurnohen me kohë në Kadastër. Kjo do të parandalojë devastimin dhe shkatërrimin e të mirave të mbrojtura kultuore që ka ndodhur në të kaluarën për shkak të mossinkronizimit të dy institucioneve. Në lexim të parë u mbështet edhe Propozimi i ligjit për institucionin shtetëror Avokati i popullit, që parasheh ndërlidhje elektronike me Agjencinë për kadastër të patundshmërive dhe thjeshtësim të procedurës për hsfrytëzim dhe këmbim të të dhënave. Pjes ae parë e mbledhjes së sotme përfundoi gjatë rrjedhës së debatit për Propozimin e ligjit pë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ekspertizë në lexim të parë. Pas pauzës së regullt të pasdites, Kuvendi i RM­së do ta vazhdojë mbledhjen e 53­të.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close