Era Istrefi në klipin e parë me rrobat e Norës (Foto)

Mani për money”, kështu quhet kënga e parë single e kënduar dhe e realizuar me video nga Era Istrefi, ose motra e këngëtares Nora Istrefi.

Videoja dhe kënga ka marrë shumë komente kryesisht pozitive dhe është pritur shumë mirë të paktën në bazë të klikimeve, por kjo edhe falë motrës së saj, ose, pse jo, edhe mënyrës se si u bë reklama, duke e pritur këtë këngë.

Përveç këngës që është bërë nga produksioni “Thredoots”, Era duket se ka preferuar të mendojë shumë pak për gardërobën, pasi ato rroba që i vishte Nora në plazh, i ka veshur edhe Era më pas në video, siç e vërtetojnë këto foto.

Ndërsa emri i motrës së tyre të tretë, Nitës, figuron si stiliste edhe në videot e Erës. Ndërsa komentuesit e muzikës dhe klipeve në Kosovë, ardhjen e Erës në muzikë, dukjen dhe zërin e saj, e quajnë një miks mes asaj të Rita Orës, Tunës apo edhe Dafina Zeqirit, e komentet e tjera shkojnë deri aty saqë thonë se Era duket jo vetëm më seksi se e motra, por edhe më “hot” se artistet më në zë të skenës shqiptare.

Vetë Era është shumë e lumtur që videoja ka kaq shumë komente dhe është pritur shumë mirë vetëm brenda pak ditëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button