Zaev: Bisedimet e Brukselit e përcaktojnë fatin e ‘bombave’

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para takimit të sotëm në Bruksel me euro komisarin Johanes han deklaroi se pozicionet e tyre janë të qarta.

Ai nuk deshi që të komentoj se çfarë pritje ka nga bisedimet, edhe pse sipas tij, argumentet logjike janë në anën e LSDM-së, pasi që qëllimi i tyre i fundit janë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Zgjedhjet, sipas Zaev, mund që të realizohen vetëm me një qeveri kalimtare pa kryeministrin Nikolla Gruevski që qytetarët me vullnet të lirë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Qeveria në nëntë vite të kaluara, ashtu si tha Zaev, e ka krijuar këtë regjim diktator dhe autokratik i cili mund të largohet vetëm me disa muaj punë të qeverisë teknike e cila do të garantoj lirinë e qytetarëve dhe normalizimin e shtetit.

Se a do të vazhdojnë me publikimin e “bombave”, sipas Zaev, kjo gjë varet nga rrjedha e bisedave të sotme.

Lajme të ngjashme

Back to top button