Në pritje të Ramazanit (VIDEO)

Muaji Ramazan është muaji i shenjtë, gjatë së cilit besimtarët myslimanë si në një panair të hapur i ekspozojnë veprat, adhurimet, bamirësinë, solidaritetin, sinqeritetin dhe durimin. Dhe për të gjitha këto Zoti i shpërblen me më shumë të mira se rëndom, flet një dokumentar që vjen nga Kosova.

Muaji Ramazan është muaji i vetëm që u emërtua nga ana e Krijuesit të muajve. Gjatë këtij muaji kanë zbritur të katër librat hyjnorë, përfshirë këtu edhe librin e fundit Kur’anin si vazhdimësi e porosive të mëhershme. Shkaku kryesor i zbritjes së Kur’anit është udhëzimi i njerëzve në rrugën e drejtë. Ndërsa profeti Muhamed s.a.v.s. si vulë e pejgamberëve, është ai që e përfundoi misionin e Musaut a.s., Ibrahimit a.s. dhe Isaut a.s. Për dallim nga librat e tjerë hyjnorë Kur’ani është gjithëpërfshirës, për të gjitha kohërat dhe të gjitha vendet. Ai arrin t’i rezistojë shekujve, sepse vetë Zoti ka garantuar mbrojtjen e tij nga tendencat për ta ndryshuar.

Agjërimi gjatë ditëve të Ramazanit është urdhëruar si një formë e adhurimit, nëpërmes të cilit njeriu e falenderon Zotin për të mirat që ia ka dhuruar. Agjërimi e bën njeriun më të devotshëm, më stabil, më të butë, të liruar nga kërkesat e egos, krenaria e tepruar dhe egoizmi. Obligimi për të agjëruar i përjashton jomyslimanët, robërit, të sëmurët, fëmijët, pleqtë dhe përjashtime të tjera. Urtësia e kohëzgjatjes së Ramazanit prej 30 ditësh është largimi i agjëruesit nga veset e këqia, sepse siç është vërtetuar nga psikologët njeriut i duhen minimum 3 javë që të largojë një ves të keq.

Lajme të ngjashme

Back to top button