Emigrantet ilegal autoritetet “nuk i shohin” njerëzit ndihmojnë

Për 30 sirianë, ëndrra për një jetë më të mirë duket se këtu është ndalur. Të mbledhur në një cep dhe të stërlodhur, disa burra dhe fëmijë presin në sallën e stacionit. Në këmbët  tyre vërehen gjurmët e rrugës së gjatë. Duan të ikin për në Serbi. Nuk ju pëlqen të mbeten këtu, sepse nuk duan që të kthehen në Greqi e më pas në Siri, prej nga mezi janë larguar, transmeton RTVM.

“6 ditë kemi ecur në këmbë nga Gjevgjelia. Me ne ka edhe fëmijë. Në Maqedoni banorët nuk na ngacmojnë, dikush na jep edhe ushqim dhe ujë. Por jemi shumë të lodhur”- u shpreh një refugjat nga Siria.

Një prej tyre tregon se i gjallë nuk do ishte kthyer kurrë në Siri, ku ia kanë vrarë gruan dhe dy fëmijët. Ai ka ikur të shpëtojë fëmijën e tretë që e takuam bashkë me të. Nga ky vendqëndrim , policia tashmë ka larguar të parët prindërit me fëmijë.

Në kufirin jugor të Maqedonisë, me një lumë refugjatësh hyjnë në vend , duke lënë pas tyre vatrat e luftimeve. Shumë prej tyre këtu e gjetën veten të shkelur nga treni.

“Po ka shumë, i shikon çdo 30-50 metra. Nuk duken që këtu fshihen nëpër kthesa dhe vetëm kur të dalin përpara. Ne sinjalizojmë, por nuk i shohim” – tha një drejtues i trenit.

Të tjerët bëhen pre e kontrabandistëve. Autoritetet thonë se po bëjnë përpjekje të parandalojnë këtë fenomen.

“Ne mendojmë se ka nga ata që janë dëshmitarë të veprës penale, trafikim emigrantësh, ka të tjerë që duhet t’u vërtetohet identiteti, pasi nuk kanë dokumente me vete. Ata dërgohen në Qendrën për Emigrantë në Gazibabë”- tha një femër.

Treni vazhdon udhëtimin në trasenë e fundit të hekurudhës Veles-Shkup, që shpesh është kthyer në rrugën e vdekjes për refugjatët nga zonat e luftës. Treni vazhdon ecjen me shpresë se nuk do të përsëriten më tragjeditë e fillimit të këtij viti. Refugjatët kanë të tjera shpresa. Ata duan një jetë më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button