Rryma prej gushtit shtrenjtohet për 10%?

Çmim të ri, më të lartë të rrymës për 10% do të paguajnë qytetarët prej gushtit të këtij viti, thonë burimet e kompanive energjetike. Shërbimet profesionale të Komisionit rregullator për energjetik tanimë po i shqyrtojnë shpenzimet e dorëzuara materiale nga kompanitë shtetërore ELEM dhe MEPSO si dhe nga kompania private EVN, pas çka do të merret vendimi.

Jo-zyrtarisht, kompania shtetërore ELEM ka dorëzuar shpenzime materiale deri tek KRE, ku kërkohet rritje të rrymës për 10%.

Nga çmimi i përgjithshëm i rrymës që e paguajnë qytetarët, 50% shkon në ELEM, 44% në EVN dhe 6% në MEPSO.

Për sa përqind do të rritet rryma do të dihet në fund të korrikut ndërsa çmimi i ri i faturave do të livrohet prej gushtit të këtij vitit. Vitin e kaluar rryma u shtrenjtua për 3,5%.

Sipas të dhënave të Eurostat, Maqedonia ka çmim më të lartë të rrymës në rajon. Të dhënat tregojnë se qytetarët në Maqedoni paguajnë çmim mesatar prej 0,0785 euro për 1 kilovat/ orë ndërsa në Kosovë çmimi mesatar është 0,0552 ndërsa në Serbi 0,0607 euro.

Në Bullgari një familje mesatare paguan 0,0832 euro për 1 kilovat/orë, në Greqi 0,1767 euro, ndërsa në Slloveni 0,1630 euro. Në Bosnjë çmimi për 1 kilovat/ orë është е 0,0791 euro ndërsa në Mal të Zi euro. Shqipëria për 1 kilovat/orë paguan 0,1156 euro.

Edhe pse çmimi i rrymës në Maqedoni është i lartë për qytetarët për shkak të standardit të ulët të jetës dhe papunësisë së madhe, krahasuar me rajonin, Maqedonia ka çmim më të ulët së bashku me Kosovën dhe Serbinë. Në krahasim me vendet tjera të rajonit, çmimi është ndër më të ulëtat edhe krahas faktit që vendi thuajse një të tretën e konsumit e siguron nga importi.

Lajme të ngjashme

Back to top button