Mezo-Kohë

Po shkruaj për nji ogur,
Ogur shpresash ç’ri e varur mbi një lis
Tek e frynë era

Dhe era nuk ndalet
Lisi puth tokën me rrënjët thellë saj
Oguri qëndron varur mbi lis

Mbi lis oguri qëndron
Dhe era e frynë sa djathtas-majtas
Era frynë, oguri qëndron në lis

Gjethet nuk këputen nga era
Është verë, gjethet i tund era
Oguri bashkë me gjethet hijeshojnë lisin

Unë shoh lisin dhe era frynë
Gjethet zhurmojnë tinguj
Dhe oguri në lis varur qëndron

Oguri në lis, unë në tokë
Larg jo aq, pranë nuk është
Bëj të ngjitem në lis, oguri varur qëndron

Dhe nuk ngjitem se nuk mundem
Por gjethet i tundë era
Ato zhurmojnë tinguj

Unë shkruaj, oguri hesht
Oguri im qëndron lidhur në lis
Dhe era i tund gjethet…

Poezi nga Naim Iljazi
09.06.2015 – Tetovë

Lajme të ngjashme

Back to top button